2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Maliqi: Veriu u kthye në tavolinën e negociatave, Kosova nuk fitoi asgjë

Analisti Agon Maliqi ka thënë se çështja e veriut është kthyer në tavolinën e negociatave pas tensioneve të fundit në atë pjesë.

Ai ka thënë në emisionin “Pressing” të T7 se tashmë janë shkaktuar pasojat. Ai ka thënë se veriu është kthyer në gjendjen e para-pavarësisë.

“Janë shkaktuar pasoja. Veriu është kthyer në gjendje të para pavarësisë. Këto zgjedhje janë shtyrë deri në prill, por çka nëse nuk mbahen as në prill. Tani veriu është në tavolinën e negociatave. Edhe çështja e Asociacionit, i cili mund të bëhet territorial, me fokus te veriu”, ka deklaruar ai në emisionin.

Ai ka thënë se Kosova nuk ka fituar asgjë nga ky konfrontim me Serbinë për veriun.

“Çka kemi fitu ne prej kësaj, nuk e di. E kam vështirë ta gjej fitoren, përveç një ndjenje që u përmbush, që në Kosovë duhej dikush që t’i thoshte jo edhe bashkësisë ndërkombëtare. U shfry njëfarë dufi, por u shfry me pasoja. Jemi në një situatë ku nuk ka kurrfarë rendi. Për këto është përgjegjëse Qeveria e Kosovës”, ka thënë ai.

Sipas Maliqit, Kosova bëri gabim duke u bërë bashkëpërgjegjëse me Serbinë për problemin në veri.

Video KËTU.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img