2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Albert Krasniqi: Shtyrja e zgjedhjeve nga presidentja është anti-kushtetuese

Njohësi i çështjeve juridike, Albert Kransiqi ka deklaruar në Pressing të “T7” se shtyrja e zgjedhjeve nga presidentja Vjosa Osmani, ka qenë “shkelje kushtetuese”.

Ai ka thënë se përkundër qëllimit të Osmanit që mund të ketë qenë i arsyeshëm, shtyrja e zgjedhjeve nga presidentja ka qenë në kundërshtim me aktin më të lartë juridik.

“Ti sot tërhiqesh prej një vendimi që e ke marrë dhe e bën në kundërshtim me Kushtetutën. Pa i respektu aktet e tua ligjore, për shkak se presidentja nuk ka të drejtë të anulojë një datë të zgjedhjeve”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka deklaruar se zgjedhjet mund të shtyhen vetëm nëse shpallet siuatë e jashtëzakonshme.

“Nuk e di pse pret presidentja, në Veri po cenohet rendi kushtetutës”, ka thënë Krasniqi.

Zgjedhjet kishin që të mbahen më 18 dhjetor, por presidentja në koordinim me partitë politike vendosën që t’i shtyjnë zgjedhjet për prill.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img