4.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Avdyli: Kosova të përgatitet ushtarakisht për t’ia dhënë Serbisë goditjen edhe më të madhe se në vitin 1999

Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli thotë se kërcënimi i Serbisë për kthimin e një mijë ushtarëve në Kosovë, është thirrje për luftë.

“Kërcënimi Serb për kthimin e 1000 ushtarëve Serb në Kosovë, është thirrje e pastër për luftë dhe pushtim të Kosovës. Kjo do të thotë djegie, shkatërrim dhe një kërcënim për gjenocid të ri”.

“Të gjitha veprimet destabilizuese me barrikada, përmes një grushti kriminelesh ne veri dhe ndjellje të frikës e defetizmit përmes argatëve shqiptar ne jug, kanë qëllimin e njëjtë që me shekuj kanë pasur – zhdukjen e shqiptarëve nga trojet e tyre”.

Avdyli thotë se është shqetësuese që edhe te gjeneratat e reja në Serbi po përcillet retorika luftënxitëse.

“Zatën etja e tyre për gjak, po përcillet edhe ne gjeneratat e reja.

Këtë e dëshmon edhe kënga që tregon mendjen e morbide të këtij kombi të mjerë –

Ubij zakolji da siptar ne postoji”.

Deputeti i shumicës parlamentare ka thënë se Kosova duhet të përgatitet ushtarakisht për të mposhtur Serbinë.

“Prandaj Kosova sot s’duhet të lëkundet asnjë milimetër por edhe duhet të përgatitet ushtarakisht për t’ia dhënë Serbisë goditjen edhe më të madhe se në vitin 1999”, ka deklaruar Avdyli.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img