Situata në veri sot duket të jetë e qetë, ndonëse barrikadat akoma vazhdojnë të qëndrojnë.
Nacionale sot ka marrë pamje nga veriu i vendit teksa shihet se në disa lagje atje, ka prezentë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, mirëpo situata është e qetë.
Në fotografitë e shkrepura, në Rudarë të Zveçanit është parë simboli “Z”, i cili është përdorur dhe karakterizon agresionin rus në Ukrainë. Ky simbol është bërë në një prej objekteve që gjendet atje.
Kujtojmë se simboli “Z” është vendosur në mure, tanke, bluza e shume vende të tjera, si shenjë për të treguar luftën e Rusisë në Ukrainë.
Siç ka raportuar para disa muajsh gazeta Nacionale, shkronja ‘Z’ ishte bërë një simbol që shënon mbështetje për pushtimin barbar rus të Ukrainës, njëlloj siç ishte svastika e nazistëve./Prishtinapress/