2 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Nënshkruhet memorandumi Kosovë-Shqipëri-Maqedoni e Veriut, për krijimin e një zone të mbrojtur të përbashkët

Sot në Tiranë u nënshkrua një memorandum për krijimin e një zone të mbrojtur të përbashkët në mes të tri shteteve të Ballkanit: Kosovë-Shqipëri-Maqedoni e Veriut.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Ai tha se në këtë memorandum përfshihet Korab-Koritniku, Sharri, Mali i Sharrit dhe Mavrova.

“Nga Tirana, ku me homologët Mirela Kumbaro dhe Naser Nuredini nënshkruam memorandumin për krijimin e një zone të mbrojtur të përbashkët mes të Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës e Maqedonisë së Veriut, ku përfshihet Korab-Koritniku, Sharri, Mavrova dhe Mali i Sharrit, krejt kjo për t’i dhënë më shumë jetë parkut më të madh ndërkufitar në Evropë me një sipërfaqe që i kalon 240 mijë hektarë” shkroi ministri Aliu.

Ministri shtoi se kjo marrëvshje është thelbësore për ruajtjen e vlerave mjedisore e ekonomike.

“Të bindur se një marrëveshje ndërkombëtatare është thelbësore për ruajtjen e vlerave të jashtëzakonshme mjedisore, ekonomike, shkencore, kulturore dhe estetike për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm, me qëllimin kryesor që të promovojmë e njëherit mbrojmë zonat tona të mbrojtura ndërkufitare” shtoi i pari i MMPHI-së./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img