Argjentina rrezikon të jetë pa Emiliano Martinez në ndeshjen e nesërme gjysëmfinale ndaj Kroacisë.
FIFA ka hapur rastin ndaj portierit të Aston Villës dhe i njëjti rrezikon të dënohet me një ndeshje moslojë.
Krejt kjo pas një deklarate të tij pas ndeshjes me Holandës.
“Ky gjyqtar është i çmendur, arrogant. Për shkak se Spanja u eliminua, ai na donte edhe neve jashtë. Ai është gjyqtari më i keq në Kupën e Botës. Shpresojmë të mos e takojmë më, ai është i pavlerë”, tha portieri i Albicelesteve pas ndeshjes me Holandën./Prishtinapress/