0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Serbia kërkon rikthim në Kosovë, pakoja e Ahtisarit ishte kompromis i dhimbshëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë para gazetarëve në një konferencë për media se Serbia po kërcënon me luftë, ndërsa u shpreh se Beogradi zyrtar po flet e po sillet si para 23 viteve.

“Beogradi zyrtar madje udhëhiqet nga një kastë e tillë e politikanëve. Serbia s’po e fsheh se kërkon rikthim në Kosovë”, tha Kurti.

Sipas kryeministrit, mohimi i shtetit të Kosovës dhe pavarësisë nga Serbia përbën kërcënim të vazhdueshëm për shtetin tonë.

“Paqja erdhi pas rezistencës sonë dhe ndërhyrjes së NATO-s. Në veri të vendit paqja mbeti përherë e brishtë, pakoja e Ahtisarit ishte kompromis i dhimbshëm. Integrimi i veriut nuk ndodhi as pas shpalljes së pavarësisë as pas një dekade dialogu në Bruskel”, theksoi Kurti./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img