0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Shtyrja e zgjedhjeve në veri, KQZ-ja pezullon të gjitha aktivitetet e planifikuara

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar vendimin e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për shtyrjen e zgjedhjeve në veri të vendit.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka thënë për Front Online se pas këtij vendimi, do të pezullohen të gjitha aktivitetet e planifikuara.

“Pas vendimit të Presidentes së Republikës për shtyrjen e zgjedhjeve dhe caktimin e datës së re për mbajtjen e tyre, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për pezullimin e të gjitha aktiviteteve të planifikuara më herët për përgatitjen e zgjedhjeve të datës 18 dhe 25 dhjetor. Po ashtu, KQZ-ja u dakordua për hartimin e një plani të ri operacional për organizimin e zgjedhjeve të cilat janë caktuar të mbahen më 23 prill 2023”, tha Elezi./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img