7.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Qyteti i Pejës sërish vërshohet nga reshjet e shiut

Reshjet e shiut kanë shkaktuar sërish probleme në qytetin e Pejës.

Shiu që ka rënë të shtunën, ka bërë që të vërshohet lagjja Fidanishtja, qendra qytetit, afër QKMF-së dhe pjesë të tjera.

Ndërsa, në disa video që janë shpërndarë në rrjetet sociale, shihet pjesa e qytetit e mbuluar me ujë.

Po ashtu, uji ka arritur të futet edhe nëpër restaurante, kafene të qytetit.

Ende nuk dihet nëse shiu ka shkaktuar dëme materiale.

Sipas Insitutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshjet shiu me intenzitet të mesëm deri në të lartë me një probabilitet të lartë për paraqitje të përmbytjeve (vërshime të shpejta) dhe rrëshqitje të dheut në rajonin e Pejës e Gjakovës.

“Mundësia për të tejkaluar pragun 5-vjeçar të periudhës së kthimit të përmbytjeve 70 % dhe atë 20-vjeçare 30 %”, thotë IHK-ja./Telegrafi/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img