4.8 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Arrestohet në Jarinjë një person që “kohë më parë” ka sulmuar Policinë e Kosovës

Në pikën kufitare të Jarinjes, Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person me inicialet M.A, i cili ishte në kërkim për sulm me armë zjarri ndaj personave zyrtarë, sipas veprës “vrasje e rëndë”.

Policia e Kosovës nuk ka sqaruar se për cilin rast bëhet fjalë, por ka thënë se bëhet fjalë për një rast kohë më parë.

Policia e Kosovës, ditëve dhe muajve të fundit, është sulmuar disa herë në pjesën veriore të Kosovës.

“Policia e Kosovës, gjatë realizimit të detyrave zyrtare, sot, më 09.02.2022, rreth orës 15:00, në Jarinje ka arritur të identifikojë dhe të ndalojë të dyshuarin M.A. (m/s/k), i cili ishte në kërkim. Personi i ndaluar është i dyshuar për përfshirje në sulm me armë zjarri ndaj personave zyrtar, ‘vrasje e rëndë (në tentativë)’, rast ky i kryer kohë më parë”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës ka deklaruar se do të vazhdojë angazhimet dhe aktivitetet e saj në realizimin e objektivave policore.

“…përfshirë edhe arrestimin dhe vënien para drejtësisë të personave të kërkuar edhe ky arrestim dëshmon se askush nuk mund t’i ikë drejtësisë dhe herët a vonë do të përballet me forcën e ligjit”, thuhet në këtë njoftim.

Në fund, Policia ka njoftuar se me autorizim të prokurorit kompetent, i dyshuar është dërguar në mbajtje.

Një zyrtar policor i Kosovës është plagosur jo më larg se dje nga plumbat që kanë targetuar veturën e Policisë së Kosovës në pjesën veriore në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë, pas vendimit që të rritet prania e forcave të sigurisë në komunat veriore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img