Sipas Business Insider, metodat e listuara më poshtë janë të dobishme që të mos i harrojmë ato që kemi lexuar sidomos nëse jemi në sezon provimesh.
1. Si fillim hidhini një sy tekstit
Ideja në këtë fazë është të anashkaloni procesin e leximit. Kjo metodë do ju ndihmojë të mbani mend gjërat e veçanta pa u futur thellë në tekst.
2. Mbani shënime mbi faqe
Mos lexoni kurrë pa patur një laps në dorë. Në brendësi të tekstit do të gjeni fjali të rëndësishme që mund t’i vijëzoni poshtë për t’i kujtuar më lehtë.
3. Bëjini pyetje vetes në lidhje me materialin
Në këtë mënyrë ju do mund të nxirrni idenë kryesore të asaj që lexuat duke ndërvepruar me tekstin.
4. Rrëfejani informacionin të tjerëve
Nëse mund ta kryeni këtë fazë atëherë ju e keni nënshtruar informacionin që donit të mbanit mend. Duke ia rrëfyer të tjerëve jeni të sigurt ne atë çfarë thoni.
5. Lexojeni me zë të lartë
Zëri i lartë bën që ajo që keni thënë të jetë e qartë për memorien tuaj. Kjo strategji mund të funksionojë më së miri kur keni disa gjëra kyçe që doni t’i mbani mend./Prishtinapress/