Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se mostrat e rastit të Astrit Deharit janë zhdukur nga laboratori i Toksikologjisë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.
“Mbrëmë në orët e vona jam njoftuar se janë zhdukur mostrat nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për rastin e Astrit Deharit”, tha ajo.
Sipas saj, ky është një akt kriminal.
“Aktualisht sipas informacioneve, mungojnë 12 epruveta me gjak, një e urinës dhe një e lukthit”, tha ajo.
“Vetëm tre persona i kanë çelësat për ruajtjen e epruvetave”, tha ajo./Prishtinapress/