2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Penne me salcë toni dhe ullinjsh

Penne me salcë toni dhe ullinjsh nje shije e pa par.

Përbërësit

  • 350 gr penne
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 5 lugë gjelle kaperi të kulluara dhe të thara me letër
  • 150 gr ullinj të zinj pa bërthama dhe të grirë
  • 400 gr ton i konservuar në ujë, i kulluar
  • 1 lime, lëkura dhe lëngu
  • 4 lugë gjelle djathë parmixhano i grirë
  • 1/2 tufë borzilok.

Udhëzimet

  1. Në një tenxhere, hidhni ujin me kripë dhe lëreni të ziejë.
  2. Gatuani në të makaronat për 1 minutë më pak se ç’thonë udhëzimet mbi paketim.
  3. Kullullojini, duke ruajtur një gotë nga uji dhe makaronat lërini në kullesë.
  4. Në të njëjtën tenxhere ngrohni vajin me zjarr mesatar.
  5. Kur të nxehet, shtoni kaperit dhe përziejini.
  6. Kur kaperit të fillojnë të kërcasin, ulni nxehtesinë dhe shtoni ullinjtë, lëkurën e lime-it, lëngun dhe tonin.
  7. Përziejini së bashku dhe shtoni në tenxhere makaronat dhe ujin që morët.
  8. Shtoni djathin dhe borzilokun dhe jepini shije me pak piper.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img