1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Kuvendi i Kosovës sot shqyrton masat e energjisë

Kuvendi i Kosovës sot do të diskutojë mbi vazhdimin e masave të energjisë.

“Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr.01/110, datë 29.11.2022, për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë edhe për 30 ditë”, thuhet në njoftim.

Seanca do të vazhdohet nga ora 12:00.

Këtu keni rendin e ditës:

I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 10 dhe 24 nëntor 2022:

11.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-168 për Prokurorinë Speciale,

12.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-187 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 08/L-032 të Procedurës Penale,

13.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-188 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 06/L-074 Penal i Republikës së Kosovës,

14.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-184 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje,

15.    Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për caktimin e taksave vjetore për vitin 2023,

16.    Shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2021,

17.    Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2021,

18.    Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2021,

20.    Shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Telekomit të Kosovës për vitin 2021.

II. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 15, 22, 23 shtator 2022:

9.    Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-123 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive,

10.    Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-147 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti,

11.    Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2021,

12.    Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2021,

13.    Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2020,

14.    Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.05/L-003 për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave të Cilëve u Kufizohet Lëvizja me Vendim të Gjykatës,

15.    Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.06/L-010 për Noterinë,

16.    Shqyrtimi i Rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës për vitin 2021.

III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 14 tetor 2022:

12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-172 për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve,

13. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës në lidhje me mosrealizimin e projekteve kapitale të Qeverisë gjatë vitit 2022,

14. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,

15. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2021.    /Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img