3.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Ngjarjet e ditës në Kosovë

Ngjarjet e datës 8 dhjetor

Mbahet edicionin i pestë i Konventës së Industrisë së Drurit me temën “Konkurrueshmëria, eksporti dhe potenciali i industrisë së përpunimit të drurit si industria me zhvillimin më dinamik në vend dhe bashkëpunimi në mes të industrisë dhe akademisë në funksion të nxitjes së inovacionit”. (Hotel “Emerald”, ora 09:30)

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban tryezën e diskutimit ku do të prezantohet raporti analitik “(Mos) Zbatimi i Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve në Sistemin e Drejtësisë”. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Anti Dopingun. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

Agjencia Kosovare e Privatizimit organizon aksion humanitar për dhurimin e gjakut nga zyrtarët e AKP-së. (Zyra qendrore e AKP-së, ora 10:00)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. ( Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 10:00

Nën patronatin e Ambasadores së Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC Elvana Shala, nisë punimet Kongresi Botëror për Personat me Aftësi të Kufizuara, “Bashkë për gjithpërfshirje dhe prosperitet”. ( Hotel Venus, ora 10:00)

Koalicioni i OJQ-ve për Javën Kundër Korrupsion organizon Tryezën e Diskutimit me titull: “Imuniteti i Sistemit Shëndetësor nda korrupsionit“. (Hotel Sirius, ora 10:00)

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës mban ceremoninë zyrtare të prezantimit të projektit “Made in Kosova” që është financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. (Hotel “Grand”, ora 10:30)

Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme rreth vendimit për masat emergjente të energjisë. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

Ambasadorja e Greqisë në Kosovë, Heleni Vakali dhe Sekretari i Përgjithshëm për çështje rome brenda Qeverisë Greke, Georgios Stamatis, këshilltaren e Kryeministrit për çështje të komuniteteve, Elizabeth Katherine Gowing dhe këshilltaren e Kryeministrit për komunitetin rom, Nurije Shala vizitojnë komunën e Prizrenit. (Shtëpia e Bardhë, Prizren, ora 11:30)

Kuvendi i Republikës së Kosovës mbanë seancë plenare, për të shqyrtuar pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 12:00)

Qendra Artpolis organizon marshin “Boll Ma! Abuzimi nuk fshihet brenda mureve”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)

Universiteti i Prishtinës mban aktivitet në kuadër të “16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës mbi baza gjinore”. Merr pjesë presidentja Vjosa Osmani dhe ministrja Albulena Haxhiu. (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare, ora 13:00)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban tryezën e diskutimit: “Korrupsioni në ambient: Mungesa e efikasitetit në zbatimin e vendimeve gjyqësore”. (Hotel “Sirius”, ora 13:00)

OJQ “Kuvendi i të rinjve të Ferizajt”, publikon raportin “Besueshmëria e qytetarëve ndaj Policisë”. (Drejtoria Rajonale e Policisë, Ferizaj, ora 14:00)/Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img