Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka reaguar pas incidenteve të së martës në veri të vendit, ku persona të maskuar dëmtuan zyrat e komisioneve komunale zgjedhore në veri të Kosovës, në Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut, duke përdorur “mjete të rrezikshme, përfshirë granata dore të prodhimit jugosllav”.
Wigemark, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se EULEX do të vazhdojë të monitorojë situatën në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in
“Të shqetësuar për incidentet e djeshme në veri të Kosovës. Çdo protestë duhet të jetë paqësore dhe të gjithë duhet të qëndrojnë të qetë dhe të përmbajtur”.
“EULEX do të vazhdojë të monitorojë situatën në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe NATO-KFOR-in”, ka shkruar Wiemark../Prishtinapress/