Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të deklarohet për zhvillimet e fundit në pjesën veriore të vendit ku sot Policia e Kosovës është tërhequr bashkë me zyrtarët e KQZ gjatë përgatitjes së zgjedhjeve.
Lideri i opozitës ka ftuar kryeministrin Albin Kurti që të dalë e të flas për këtë situatë, ndërsa ka thënë se Serbia nuk duhet të kalojë në veriun e Kosovës.
“Institucionet e shtetit sot janë sulmuar në komunat e veriut. Kandidatët tanë janë kërcënuar. Serbia po tenton ta destabilizojë Kosovën, ndërsa Kryeministri i vendit, që na flet për zhvillime prej Ukrainës e deri në Kinë, po heshtë për situatën në veri. Fol Kryeministër!”, ka thënë Krasniqi.