Në Tiranë është duke u mbajtur samiti ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.
Në këtë ngjarje të madhe që po zhvillohet për herë të parë në Tiranë, është nënshkruar marrëveshja e “roaming” që parashikon uljen e tarifave të telefonisë celulare midis qytetarëve të BE-së dhe qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.
Pas fotografisë familjare, është mbajtur një konferencë në lidhje me marrëveshjen nga e cila qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të përfitojnë reduktim të shërbimit “roaming” me vendet e Bashkimit Evropian.
Komisionari Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka thënë se marrëveshja e sotme shënon një hap të rëndësishëm në të mirën e të dyja palëve.
“Kur qytetarët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor zhvillojnë vizita të ndërsjella, është më rëndësi që ata të ndjehen sikur në shtëpinë e tyre”.
“Ky zotim që është bërë sot, tregon se ne do të kemi në shtytje të rëndësishme në fushën e telekomunikacionit”./Prishtinapress/