Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mori fjalën teksa u ngjit në podiumin para protestuesve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Berisha reagoi me ashpërsi pasi u godit nga një qytetar teksa marshonte drejt bulevardit, duke thënë “Poshtë Edi Rama”.
“Populli i opozitës, populli i fitores. Poshtë Edi Rama. Poshtë kriminelët, ne do të triumfojmë. Rroftë opozita shqiptare, veri-jug që jeni së bashku për të protestuar kundër regjimit të horrave dhe kriminelëve. Nder përjetë, popull protestues”, u shpreh Berisha.
Një qytetar ka sulmuar Berishën mesditën e sotme, teksa ai ishte duke ecur në krah të Ilir Metës drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë.
Mësohet se qytetari e ka goditur Berishën me grusht në fytyrë dhe kryedemokrati është gjakosur.
Situata aktualisht në protestë është e tensionuar, pasi mbështetës dhe simpatizantë të PD-së kanë dhunuar agresorin./Prishtinapress/