0.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Deklarata skandaloze e Vuçiq: Serbia është shumë afër më Rusinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka mbërritur në Samitin e Tiranës, ku ka lëshuar një deklaratë skandaloze sa i përket marrëdhënieve që Serbia ka me Rusinë.

Vuçiq, gjatë një prononcimi për gazetarët tha se vendi që ai e udhëheqë është shumë afër më Rusinë.

“Serbia është shumë pranë Rusisë” – theksoi ai.

Madje Vuçiq, ka akuzuar mediat se që 10 muaj, janë duke shpërndarë informata të pa baza mbi atë se Serbia është duke u udhëhequr nga udhëzimit e Rusisë, për të sulmuar vendet e tjera Ballkanike.

“A keni dëgjuar ndonjë deklaratë optimiste nga unë. Jam vetëm realist, jam këtu të mësoj shumë nga këto njerëz dhe në fund të shpjegoj qëndrimin e Serbisë. Dhe të them lajme të mira për Serbinë. Është e rëndësishme të marrim mbështetje nga BE për Serbinë. Këto janë sinjale të mira. Të tjera nga to që do dëgjojmë është strategjia e BE për të ardhmen është rëndësi e madhe. BE ka kërkuar harmonizim të plotë kundër Rusisë. Por ne jemi të pavarur ne i njohim detyrimet tona me vendimet e BE, po prekemi një situatë ndryshe për territorin e Serbisë që është shkelur në 1999 dhe në 2008. Serbia është shumë pranë Rusisë, është një vend i pavarur. Nëse na kritikojnë se jemi për Serbinë. Keni dëgjuar dhe shkruar se gjatë 9-10 muajve se Serbia po ndjek udhëzimet e Rusisë, për të sulmuar të tjerët në Ballkan për mungesë stabiliteti, por ne e kemi përgënjeshtruar me vepra. Është e lehtë të ekspozosh çdo lloj akuze dhe lajmesh të rrem por Serbia është vend i pavarur dhe do mbetet kështu”, tha ai.

Kujtojmë se Serbia, është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor, që nuk i ka venë sanksioni Rusisë, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme nga BE./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img