Nëse po mendoni se do të kaloni pushimet më të bukura në jetën tuaj çift, më parë duhet të dini se ka disa rrethana dhe kushte të cilat mund t’jua shkatërrojnë këtë ëndërr.
E kemi fjalën për grindjet të cilat mund të lindin mes jush dhe partnerit apo partneres tuaj. Arsyet që mund t’i shkaktojnë ato, i gjeni më poshtë…
Pushimet e verës janë një periudhë le të themi e “rrezikshme” për ato çifte të cilët besojnë se nuk mund të grinden kurrë gjatë tyre, sepse dashuria – mund të mendojnë – është mbi gjithçka! Por në të vërtetë, nuk ndodh kështu!
Në fakt, dihet se në kohën e pushimeve ngacmimi me shikime i “fqinjës” pranë çadrës është më i lehtë, po ashtu edhe konsumimi i shumtë i alkoolit, por edhe bërja e pazareve nuk ka të ndalur…e të gjitha këto bëhen shkak grindjesh mes çifteve. Ndaj, edhe në këtë rast ia vlen të thuhet më “mirë parandaloni se sa të kuroni”.
Konsumimi i shumtë i alkoolit
Atmosfera e pushimeve ndikon shumë në konsumimin e tepërt të alkoolit, madje ka raste kur pirja e birrës, verës, apo e pijeve të tjera, shndërrohet në një “konkurs” apo “garë” me fitues atë më të dehurin! Në këto kushte, grindja mes çifteve është “pas shpine”!
Argëtimi në bar nën shoqëri të mirë
Një gjë është kalimi i pak orëve me miqtë larg partneres gjatë pushimeve dhe një gjë tjetër është koha e kaluar me një grup të panjohur njerëzish, por me shumë humor, e për më tepër me vajza apo djem shumë të bukur! Padyshim se një situatë e tillë do të shkaktonte xhelozi mes çiftit e për rrjedhojë, edhe grindje!
Shpenzimi i parave në mënyrë të pakontrolluar
Është më mirë që para se të niseni me pushime, të llogarisni një buxhet të caktuar për t’u respektuar nga të dyja palët. Sepse përndryshe, shpenzimi i parave në mënyrë të pakontrolluar, do të bëhej shkak për grindje, e veçanërisht nëse një nga të dy shpenzimet i bën vetëm.
Vështrimi i të tjerave
Që sytë e mashkullit kanë tendencë të shikojnë femra të ndryshme, kjo është një gjë e cila dihet, por problemi fillon kur ai kapet në flagrancë nga sytë e partneres. Ka shumë mundësi që në këtë rast pushimet të marrin fund.
Zgjedhja e një destinacioni që nuk pëlqehet nga të dyja palët
Ndoshta është viti juaj për të bërë zgjedhjen e vendit se ku do t’i kaloni pushimet dhe ajo duhet ta pranojë zgjedhjen tuaj sikundër ju pranuat të sajën vitin e shkuar. Por nëse ju zgjidhni një vend të cilin ajo e urren, atëherë çështja bëhet më e vështirë duke kaluar edhe në grindje.
Përgatitja e valixheve
Një tjetër arsye e grindjeve në çift bëhen valixhet e sidomos sasia e rrobave të cilat vendosen në to. Padyshim se partnerja juaj është ajo e cila asnjëherë nuk mjaftohet me rrobat të cilat do t’i marrë me vete gjatë pushimeve. Kjo mbase për ju bëhet shkak nervozizmi e për pasojë fillon dhe grindja!
Ankesat
Ka nga ato çifte të cilët nuk e “flenë” mendjen as kur janë me pushime duke “përfituar” nga rasti e duke shpërthyer me ankesa të papara. Për punën, familjen e deri te miqtë…asgjë nuk mund ta ndalë partnerin apo partneren e pakënaqur!
Mirëprisni çdo propozim të tjetrit
Ndarja e pushimeve së bashku do të thotë pashmangshmërisht zgjedhje e përbashkët e vendeve për t’u vizituar dhe e aktiviteteve për t’u bërë. Por edhe momentet e qetësimit në vetmi, janë një zgjedhje e përbashkët. Ndaj është e nevojshme të mirëkuptoheni!