1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Mblidhet Kryesia e Kuvendit

Mbledhja pritet të zhvillohet duke filluar nga 09:30.

Në rend dite pritet që të jetë miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme.

Rendi i ditës:

Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 7 dhe 24 tetor dhe 18 nëntor 2022:

Votimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë, Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021,Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021.

III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 15, 22, 23 shtator 2022:

Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-123 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive,Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-147 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2021,Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2021,Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2020,Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.05/L-003 për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave të Cilëve u Kufizohet Lëvizja me Vendim të Gjykatës, Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.06/L-010 për Noterinë,Shqyrtimi i Rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës për vitin 2021.

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 14 tetor 2022:

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-172 për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve,Shqyrtimi i Propozim-rezolutës në lidhje me mosrealizimin e projekteve kapitale të Qeverisë gjatë vitit 2022,Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,Shqyrtimi i Raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2021.

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, më 10 dhe 24 nëntor 2022:

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-168 për Prokurorinë Speciale,Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-187 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 08/L-032 të Procedurës Penale,Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-188 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 06/L-074 Penal i Republikës së Kosovës,Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-184 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje,Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për caktimin e taksave vjetore për vitin 2023,Shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2021,Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2021,Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2021,Shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Telekomit të Kosovës për vitin 2021.

Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:

Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,Deklarimet jashtë rendit të ditës,Pyetjet parlamentare,Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-146 për Zbatimin e Sanksioneve Financiare Ndërkombëtare të Shenjëstruara,Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-099 për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore,Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-180 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-176 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr. 05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative,Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-192 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit,Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-182 për Konfliktet Administrative,Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-191 për Ekspertët Gjyqësor,Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-194 për Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovës,Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor,Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-062 për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së Pandemisë COVID-19,Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-196 për Pagat në sektorin publik,Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-197 për Zyrtarët publik,Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr.01/110, datë 29.11.2022, për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë edhe për 30 ditë,Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë,Shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të KRM Pastrimi Sh.A, për vitin 2021,Shqyrtimi i Raportit vjetor të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2021,Shqyrtimi i Raportit vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2021,Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Rregullator të Prokurimit Publik për vitin 2021,Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2021,Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2021,Shqyrtimi i Raportit vjetor të Statistikave të Kosovës për vitin 2021,Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-021 për kontrollin e brendshëm të financave publike,Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.06/L-087 për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë,Shqyrtimi i Planit Kombëtar të Radio-frekuencave,Formimi i Komisionit Ad-hoc për hartimin e Projektligjit për zhvillimin e procesit të vlerësimit kalimtar,Formimi i Komisionit Ah-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar,Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave,Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave,Zgjedhja e një (1) zëvendësi të Avokatit të Popullit nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë.

VII. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave/Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img