4.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Elvis Hoxha: Lajçak është përfaqësues i Serbisë në dialog

Filozofi i Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha e ka quajtur përfaqësues të Serbisë, përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Vizitën e Lajçakut në Beograd, Hoxhaj e interpretoi si “lutje” ndaj Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për të marrë pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor që mbahet në Tiranë, pjesëmarrje këtë të cilën Vuçiç e vuri në pikëpyetje.

Hoxha, madje, ka shkruar – duke e marrë për të mirëqenë – se meqenëse Lajçak “është gjithnjë përfaqësues i Serbisë e jo BE-së”, atëherë, “do të duhet që BE-ja të gjejë përfaqësuesit e vet të denjë në dialogun Kosovë-Serbi”.

Shkrimi i plotë i Elvis Hoxhës:

Shkon Lajçaku të bindë Vuçiçin të vijë në Tiranë për Samitin. Vuçiçit i duhet ta lusin. Dhe Lajçaku e luan mirë lojën. Shkon e lut dhe i premton se është gjithnjë përfaqësues i Serbisë dhe jo i BE-së.

Do të duhet që BE-ja të gjejë përfaqësuesit e vet të denjë në dialogun Kosovë-Serbi./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img