Artisti dhe kantautori nga Shqipëria, Alban Skënderaj, ka prezantuar ditën e sotme (e diel) projektin e ri muzikor.
“Festoj” mban titullin kënga e radhës e këngëtarit nga Vlora, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Teksti dhe melodia është bërë nga vet Skënderaj, kurse për producimin u përkujdes Lorenc Aliaj.
Videoja ndërkohë i është besuar produksionit, “SmartMotion Films”.
Albani ka bërë një paraqitje të mahnitshme në videoklip, siç rëndom shfaqet me paraqitje të veçantë.
Besohet që kjo këngë do të pëlqehet nga publiku dhe tashmë ndodhet në platformën YouTube.
Ai edhe këtë vit ka qenë shumë i angazhuar me koncerte, e gjithnjë më afër fansave.