3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Tri lloje ushqimesh që ju duhen për shëndet: Alternativat më të mira për trurin

Studimet e bëra kryesisht gjatë dekadave të fundit e kanë bërë shumë të qartë se çfarë hamë luan një rol shumë të rëndësishëm në shëndet dhe sidomos në shëndetin e trurit

Për shembull njerëzit që ushqehen me dietë mesdhetare janë më të mbrojtur nga Alzheimer’s, dementia, apo depresioni. Dimë gjithashtu që dëmtime të tjera në tru shkaktohen nga ushqime të pashëndetshme që veprojnë me efekt të kundërt, por le ta pranojmë që stili i jetës s’është gjithmonë aq i thjeshtë për t’u ndryshuar.

Thënë këtë, është shumë e rëndësishme të ndaloni me ushqimet e pashëndetshme dhe të bëni një dietë të mirë nëse doni një tru të shëndetshëm. Tri nga alternativat më të mira i mësoni tani.

1. Mishin zëvendësojeni me peshk

Disa studime thonë se mishi i kuq ndikon negativisht tek shëndeti ynë ashtu siç ka të tjera që thonë se i duhet trupit, por në masë të caktuar. Gjithsesi përsa i përket trurit e mira është ta shmangni dhe të konsumoni më shumë peshk.

I pasur me Omega 3 ndihmon trurin të funksionojë mirë për shumë gjatë dhe redukton rrezikun nga dementia.

2. Ushqimet me shumë karbohidrate zëvendësojini me fruta të thata dhe fara

Studime të fundit kanë arritur në përfundimin se njerëzit që pasditeve konsumojnë mes-vakte të pashëndetshme si patetina, biskota, etj, etj kanë një rrezik më të madh për t’u përballur me dementia-n.

Ndërkohë një opsion i sigurt si për shije ashtu dhe shëndetin e trurit mbeten frutat e thata dhe farat. Boronicat, arrat ndihmojnë dhe mbrojnë shumë qelizat e trurit të mos plaken dhe dëmtohen para kohe, citon Anabel.

3. Zëvendësoni pijet me gaz dhe ato energjike me kafe pa sheqer

Pijet me sheqer dhe gaz përveç shtimit në peshë janë të dëmshme për shumë gjëra. Kontribuojnë në zhvillimin e dementias, depresionit dhe rrezikoni të krijoni varësi prej tyre.

Nëse ju duhet energji dhe një tru mirëfunksional, zgjidhni kafen.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img