3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

“Blick” tregon historinë e Adem Jasharit, pas bujës që bëri fanella e Xhakës

Zvicra së fundmi shënoi një fitore të madhe ndaj Serbisë me rezultat 3-2, duke e dërguar ekipin serb për në shtëpi.

Pas ndeshjes bujë bëri fanella të cilën e veshi Granit Xhaka, e cila ishte ajo e Ardon Jasharit, që mediat serbe e lidhën me tjetër gjë.

Adem Jashari: Hero në Kosovë

Mediumi zviceran “Blick” shkruan se veprimi i Xhakës interpretohet si aludim për heroin kosovar Adem Jashari. Jashari ishte bashkëthemelues i UÇK-së dhe një nga protagonistët në luftën e Kosovës për pavarësi nga Serbia. Aeroporti i Prishtinës mban emrin e Adem Jasharit.

Babai i Granitit, Ragipi u torturua në burg

Familja e Xhakës ka një histori. Babai i Granitit, Ragip u arrestua gjatë një demonstrate në atë që ishte Jugosllavia e atëhershme në vitet 1980. Arsyeja: rebelim kundër shtetit. Ai burgoset dhe torturohet çdo ditë për gjashtë muaj. Kur u lirua, ai u arratis në Zvicër, ku Graniti lindi në vitin 1992.

Xhaka: Nuk ka motive të fshehta politike

I pyetur për veprimin e tij, Xhaka thotë: “Nuk ka fare mendim politik pas tij. Ardoni është një djalë që më pëlqen shumë dhe kaloj shumë kohë me të çdo ditë. Në moshën e tij isha pothuajse aq larg sa ai. Dhe ai merr shumë këshilla nga unë. I kam premtuar se nëse shënoj gol ose fitojmë, do t’ia vesh fanellën”./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img