Rreth pesë raste të dhunës në familje kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton Policia e Kosovë.
Sipas policisë këto raste kishin ndodhë në Gjilan, Ferizaj, Podujevë, Fushë Kosovë dhe Rahovec.
Rast më i veçantë ishte në Podujevë ku burri kishte ushtruar dhunë ndaj gruas, ku pas kontrollit të shtëpisë janë konfiskuar dy armë zjarri, 35 fishekë dhe një shufër metali.
Të gjitha rastet e dhunës në familje të raportuara në polici:
Gjilan 02.12.2012 – 22:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ferizaj 03.12.2022 – 20:30 Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi pas një mosmarrëveshje kishte tentuar të sulmojë viktimën femër kosovare. E njëjta pas intervistimit në prezencë të avokatit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Podujevë 02.12.2022 – 18:55. Është arrestuari dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: dy armë zjarri, 35 fishekë dhe një shufër metali. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Fushë Kosovë 03.12.2022, 19:16. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje dy të dyshuar, një femër kosovare dhe një mashkull kosovar janë përleshur në mes vete dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Rahovec 03.12.2022 – 01:00. Raportohet se është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti i ka shkaktuar dhunë psikike viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në konsultim me prokurorin pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Prishtinapress/