Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka informuar mbi reformat që ka ndërmarrë Qeveria në Trepçë, e që përfshijë ulje të shpenzimeve dhe rritje pagash.
“Më 2022 Trepça:
pagë mesatare 805€ për minatorë
angazhim i 200+ punonjësve për praktikë
shpenzimet janë ulur për 18%
të hyrat janë rritur për 23%
investimet kapitale janë rritur për 20%
kursim i 1800 MWh energji në krahasim me vitin paraprak” shkroi Rizvanolli në facebook.
Ministrja tha se Trepça është ndërmarrje me peshë socioekonomike e historike, për Mitrovicën e tërë Republikën.
“Zhvillimi i saj është kthyer në binarë. Ajo do të vazhdojë ta ketë përkrahjen e Qeverisë, ndërsa që gjithnjë presim rezultate e llogaridhënie ndaj taksapaguesve” shtoi Rizvanolli.
Nën shoqërinë e përfaqësuesve të Ndërmarrjes “Trepça”, ajo u takua me kryeministrin Kurti.