6.8 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Havolli: BQK tërhoqi dy licenca të kompanive të sigurimeve, kishte shkelje të mëdha

Në emisionin për ekonomi EURO n’7, Sokol Havolli ish zëvendës guvernator i Bankës Qendore ka treguar se me vite të tëra tregu i kompanive të sigurimeve është ballfaquar me mungesë të likuditet financiar.

Sipas tij për një kohë të gjatë Banka e Qëndrore e Kosovës ka monitoruar kompanitë e sigurimeve pasi në këtë tregë ka pasur shumë probleme në gjendjen e tyre financiare.

Havolli tregon se vendimi për tërheqjen e licencave të këtyre kompanive nuk ka qenë aspak i leht sepse fuqia e madhe financiare e tyre ka mund të përcillet edhe me probleme personale për ta.

“Me tërheqjen e dy licencave të dy kompanive, pjesa tjetër e tregut bëri ndryshimet e menjëhershme duke injektuar 20 milion euro në tregun e industrisë së sigurimeve cka rezultoj me përmirësimin e komplete e kësaj industrie, megjithatë problem ende mbetet numri i madh i automjeteve të paregjistruara, që i bjen se cdo i pestë automjet në vend nuk ka polisë të sigurimit” ka shtuar Havolli.

Kjo shifër e lartë e veturave të paregjistruara edhe përkundër përmirësimeve të mëdha vazhdon ta mbaj Kosovën jashtë Kartonit të Gjelbër.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img