Sokol Halili, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Hamide Magashi para Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë ka vrarë veten sot.
Demokracia.com merr vesh se pasi është lokalizuar shtëpia e tij në fshatin Davidovc të Shtimes ai nuk ka pranuar të dorëzohet dhe e ka vrarë veten.
Lajmin e ka bërë të ditur edhe ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla.
“Pas një pune intenzive të të gjitha njesiteve tē Policise së Kosovës është arritur që të lokalizphet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten. Policia e Kosovës si dhe Inspektorati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatzënë dhe vetëvrasjes së dorasit.”, ka njoftuar Sveçla.