10.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

15 shenja që tregojnë se marrëdhënia juaj ka gjasa të përfundojë

Dekada të tëra me studime kanë identifikuar shumë tregues nëse marrëdhëniet romantike do të zgjasin apo jo. Këtu janë 15 nga shenjat më të besueshëm të një ndarjeje – ose fundit të një marrëdhëniejeje romantike:

1. Mungesa e iluzioneve pozitive: Nuk ka ‘vullnet’ për të parë të mirën tek partneri

2. Mungesa e angazhimit: Të qenit i pasigurt se dikush dëshiron që e ardhmja e tij të përfshijë edhe personin tjetër.

3. Mungesa e dashurisë: Të kesh pak dashuri për personin tjetër ose shqetësim për mirëqenien e tyre

4. Përfshirja e ulët e tjetrit në vetvete: Në marrëdhëniet që zgjasin, koncepti i një personi për partnerin e tij mbivendoset me konceptin e tij për veten

5. Varësia e ulët: Nuk ndihet sikur ka nevojë për partnerin

6. Mosbesimi: Dyshimi se partneri po gënjen dhe nuk është i besueshëm

7. Afërsi e ulët: Mungon një ndjenjë e fortë e lidhjes

8. Mundësi të tjera: Besimi se mund të nisë lehtësisht një lidhje të re me dikë tjetër nëse marrëdhënia përfundon

9. Investim i ulët në marrëdhënie: Të kesh dhënë pak në marrëdhënie, qoftë para, kohë apo përpjekje

10. Përshtatje e ulët: Përpjekje e vogël për t’u përshtatur me sfidat dhe kërkesat e jetës

11. Pakënaqësia në lidhje: Të jesh i pakënaqur për mënyrën se si po shkon marrëdhënia

12. Cilësi e ulët e marrëdhënies: Lidhet me pakënaqësinë, duke gjykuar se marrëdhënia ka më shumë gjëra negative sesa pozitive

13. Kohë e shkurtër: Sa më gjatë që një çift të ketë qenë së bashku, aq më pak ka gjasa që ata të ndahen dhe anasjelltas- pjesërisht e lidhur me investimin në marrëdhënie

14. Konflikti i lartë: Të kesh debate të shpeshta dhe intensive, shpesh duke përfshirë shprehje të forta frike dhe zemërimi

15. Lidhja me të tjerët: Ka të bëjë me raportet me njerëzit e tjerë prej frikës për t’u afruar shumë me partnerin ose kontrolluar prej tij./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img