Një bashkëpunim në mes të UN WOMEN dhe ALBI MALL për ndërgjegjësimin kundër dhunës ndaj gruas, ka filluar të marrë frymë edhe në qendrën më të njohur në vend, duke forcuar zingjirin e solidaritetit në mbështetje të kësaj kauze.
Në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës Ndaj Gruas”, synohet të rritet ndërgjegjësimi për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe nevojën për t’i dhënë fund asaj.
Kjo nismë që ka nisur me 25 nëntor e që përfundon më datë 10 dhjetor, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, është miratuar nga OKB dhe UN Women qysh në vitin 2008 dhe synon parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave në të gjithë botën.
Në ndërkohë në Albi Mall po shpërndahen mesazhe sensibilizuese për t’i dal në krahë grave dhe vajzave e sidomos tash kur tronditja nga realiteti i krijuar në vendin tonë, dita ditës po rëndohet, prandaj të gjithë së bashku për të luftuar dhunën ndaj grave./Prishtinapress/