Billboard është llogaritësi më i madh i hiteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Tani që jemi në fund të vitit, Billboard ka filluar me publikimin e top-listave zyrtare për 10 këngët më të dëgjuara të zhanreve të ndryshme.
Të enjten u prezantuan 10 këngët më të dëgjuara të vitit të zhanrit dance/eletronic.
Kësaj liste i paraprin shqiptarja Dua Lipa me këngën e saj “Cold Heart (PNAU Remix)”, në bashkëpunim me këngëtarin legjendar Elton John.
Por ajo nuk është e vetmja, pasi pjesë e top-listës janë edhe dy shqiptare të tjera: Bebe Rexha dhe Ava Max.
Ava Max ndodhet në vendin e katër me këngën “The Motto”, të cilën e ka në bashkëpunim me DJ-in e famshëm ndërkombëtar, Tiësto.
Ndërkohë, në vendin e shtatë ndodhet e renditur Bebe Rexha për hitin e saj “I’m Good (Blue)” në bashkëpunim me David Guettan.
Vlen të përmendet që kjo listë është suksesi vjetor i këngëve të zhanrit ritmik dhe elektronik, por secila prej tyre ka datë të ndryshme publikimi.
Gjersa këngët e Duas dhe Avas janë të publikuara që nga viti i kaluar, ajo e Bebe exhës ka vetëm tre muaj që është lasnuar dhe ka përfunduar e shtat si rrjedhojë e mos-kohës së duhur për t’u ngjitur ndoshta edhe më lart.