11.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Haziri: Kurti është fshehur pas hijes së Hovenier, tani pranoi të gjitha marrëveshjet

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka kritikuar Kryeministrin Kurti lidhur me çështjen e targave dhe ka thënë se është fshehur pas hijes së ambasadorit, Jeff Hovenier.

“A e patë Kurtin si iku e si u fshehë pas hijes së madhe të ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier?!Kur e ka lutur BE kryeministrin e Kurti në vitin e parë të qeverisjes për të hyrë në dialog, ky i fundit ka thënë se nuk është prioritet i qeverisjes së tij. Fillimisht ka kërkuar rishikim të marrëveshjeve, lexim të transkripteve e procesverbaleve, duke akuzuar rëndë qeveritë paraprake. Prej prioritetit të shtatë, ky kryeministër e nxorri në prioritetin e parë dialogun me Serbinë dhe i pranoi të gjitha marrëveshjet, e duke hequr dorë krejtësisht edhe nga konfiskimi dhe gjobat për targat.”, ka shkruar Haziri.

Tutje, duke i quajtur “drama”, lëvizjen politike të Kurtit, Haziri e ka akuzuar atë se ka rrezikuar se seriozisht raportet me ShBA-në.

“Pse u dashtë kjo dramë nga Kurti, duke i rrezikuar seriozisht raportet me ShBA-në, të ndërtuara tash e 32 vjet më parë nga Presidenti Rugova, e pas dy ditësh të pranojë gjithçka?!Çka të themi tash pos që me mashtrime perfide i fitoi zgjedhjet e fundit?!”, ka vijuar ai

Postimi i plotë:

A e patë Kurtin si iku e si u fshehë pas hijes së madhe të ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier?!

Kur e ka lutur BE kryeministrin e Kurti në vitin e parë të qeverisjes për të hyrë në dialog, ky i fundit ka thënë se nuk është prioritet i qeverisjes së tij.

Fillimisht ka kërkuar rishikim të marrëveshjeve, lexim të transkripteve e procesverbaleve, duke akuzuar rëndë qeveritë paraprake.

Prej prioritetit të shtatë, ky kryeministër e nxorri në prioritetin e parë dialogun me Serbinë dhe i pranoi të gjitha marrëveshjet, e duke hequr dorë krejtësisht edhe nga konfiskimi dhe gjobat për targat.

Pse u dashtë kjo dramë nga Kurti, duke i rrezikuar seriozisht raportet me ShBA-në, të ndërtuara tash e 32 vjet më parë nga Presidenti Rugova, e pas dy ditësh të pranojë gjithçka?!

Çka të themi tash pos që me mashtrime perfide i fitoi zgjedhjet e fundit?!

Veç keni pengu për vizat, asgjë s’keni bërë për MSA e NATO përpos raporteve tê tensionuara me ta. Nuk keni prapa kujt të fshiheni!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img