0.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Dyshimet për neglizhencë nga ana e policëve për rastin e 35-vjeçares, IPK nis hetimet

Mbrëmë Hamide Magashi u vra para objektit të Gjinekologjisë në QKUK. I dyshuar për vrasjen e Magashit është ish burri i saj, Sokol Haliti. Ndonëse ajo kishte urdhër mbrojtje nga Gjykata Themelore në Ferizaj, Magashi nuk ka arritur t’i shpëtojë vdekjes. Për vrasjen e 35-vjeçares janë kritikuar institucionet e sigurisë, prej Policisë deri te Ministria e Brendshme.

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka autorizuar një grup hetimor të veçantë të zyrtarëve nga dy departamente operative në IPK-së – Departamenti i Hetimeve dhe Inspektimeve.

Zëdhënësi i IPK-së, Arbër Beka tha për Express se ata janë angazhuar për të grumbulluar të dhënat për veprimet apo mosveprimet e zyrtarëve policorë për rastin.

“Ju konfirmojmë se Inspektorati Policor i Kosovës sipas detyrës zyrtare ka filluar filluar një hetim paraprak dhe ka autorizuar një grup hetimor të veçantë të zyrtarëve nga dy nga departamentet operative të IPK-së (Departamenti i Hetimeve dhe Inspektimeve) të cilët janë angazhuar në grumbullimin e të dhënave lidhur me veprimet apo mos veprimet e zyrtarëve policorë në trajtimin e rasteve që lidhen me incidentin në fjalë. Veprimet tjera do të ndërmerren bazuar në autorizimet ligjore të Inspektoratit Policor të Kosovës në koordinim me institucionet tjera relevante”, tha Beka.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img