Lumir Abdixhiku e ka akuzuar kryeministrin Kurti se po sillet si analisht karshi vrasjes së djeshme para QKUK-së.
Sipas kreut të LDK-së, kryeministri ende s’po e kupton që është udhëheqës i shtetit.
“Kryeministri na flet si analist e si opozitar.
Ende nuk e kupton që është udhëheqës i shtetit.
Nëse do shërbime më të mira spitalore – dhe siguri brenda spitaleve tona – të mos presë mbi 100 ditë për të vënë një ministër të shëndetësisë. Të tretin në më pak se dy vite qeveri.
Po të donte rend e ligj, nuk do ta linte shtetin pa Kryeprokuror tash e një vit e nuk do t’ia zbriste pagat gjithë sistemit të drejtësisë, për të shkaktuar kaos aty Një sistem i tërë drejtësie është në greve; mbi 500 lëndë në ditë shtyhen si pasojë e kësaj përplasjeje të panevojshme.
Nëse do përgjegjësi, le të merret me ministrin e Brendshëm të tij dhe gjithë zinxhirin komandues, të cilin vetë e ka caktuar ai – nga Drejtori i Policisë e poshtë.
Një grua shtatzënë kishte urdhër mbrojtje. Shteti i udhëhequr nga ai, ka rënë në çdo drejtim.
Përgjegjësi kërko Kryeministër! Merr masa, vepro.
Për atë punë je aty” shkruan Abdixhiku në reagim./Prishtinapress/