4.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Nenad Rashiq emërohet ministër për Komunitete dhe Kthim

Zyra e Kryeministrit e ka konfirmuar zyrtarisht lajmin për emërimin e politikanit serb, Nenad Rashiq në pozitën e ministrit për Komunitete dhe Kthim.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot, z. Nenad Rashiq, Ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Kryeministri Kurti e uroi z. Rashiq për detyrën dhe përgjegjësitë e reja institucionale në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Këtë dikaster deri para pak javësh e drejtonte Goran Rakiq, kryetari i Listës Serbe.

Kjo parti vendosi që të largohej nga institucionet e Kosovës, në shenjë revolte ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për çështjen e targave të automjeteve.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, Rashiq kishte kandiduar me partinë e tij Partia Progresive Demokratike.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img