Me 42 vota kundër, 21 pro dhe një abstenim ka dështuar të miratohet rezoluta e propozuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Në votim morën pjesë 64 deputetë nga 77 sa ishin në sallë.
Kryetari Glauk Konjufca ka mbyllë punimet e interpelancës së sotme.
“Kuorum kemi pasë, s’miratohet. I mbyllim edhe punimet e kësaj interpelance dhe menjëherë kalojmë te seanca tjetër”./Prishtinapress/