Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot në Parlamentin e Kosovës, tha se lidhur me dialogun kjo Qeveri tashmë i ka kuptuar të gjitha ato që i kanë thënë LDK që në fillim.
Ai shtoi se, LDK i ka kërkuar Qeverisë në vazhdimësi koordinim të plotë me aleatët tanë.
“Si LDK jemi të lumtur që Qeveria ka arritur në këtë përfundim tonin. Mirë që kuptuat atë që ju thwnw qw në fillim; veçse me një proces të mundimshëm, të pandryshueshëm në rezultat, e mbi të gjitha me sulme të paprecedent ndaj ndërmjetësuesve, aleatëve e mekanizmave të tjerë – dyert e të cilëve vazhdojmë megjithatë t’i trokasim sërish sepse ne kemi më shumë interes nga ta sesa ata nga ne”, tha Abdixhiku.
Abdixhiku, më tej tha se është i domosdoshmë raportimi i kryeministrit në Kuvend për procesin e dialogut.
“Dialogu është në interes tonin, në mënyrë që Kosova duhet të sigurojë njohjen e vendeve mos njohëse nga Bashkimi Evropian dhe përtej tyre, të sigurojë sa më parë anëtarësimin në NATO e hapjen e kapitujve për anëtarësim në Bashkim Evropian”, tha Abdixhiku.
Ndër të tjera, Abdixhiku listoi edhe një sërë qëndrimesh të ndryshuara nga kryeministri Kurti për procesin e dialogut me Serbinë.
Po ashtu, Abdixhiku tha se në këtë momentum të ri, Kosova duhet të kërkojë marrëveshje finale, jo të mesme e jo fillestare.
“Qeveria duhet të flasë vetëm për njohje të ndërsjellë e jo për implikime të tjera që atakojnë edhe interpretimin e shpalljes së pavarësisë edhe lënë hapësirë për ndonjë interpretim të ri. Dhe mbi të gjitha, duhet të ecë ngushtë, shumë ngushtë, me aleatët tanë në SHBA dhe BE”, theksoi Abdixhiku.