8.4 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Gashi – Kurtit: “Na akuzonit “Amelika, Amelika”, tash çka ndodhi me intervistën?

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka kritikuar ashpër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në interpelancën e Kurtit në Kuvend, Gashi ka rikujtuar fjalët e Kurtit për Amerikën, bajrakun dhe pozitën e kryeministrit.

“A i intereson Kosovës që ta mbyllë çështjen me Serbinë, apo duhet ta mbajë hapur edhe për 10 vitet e ardhshme në bazë të kësaj që ju jeni pajtuar? Cila është strategjia e Kosovës në dialog. Platforma, sepse kur keni qenë ulur këtu bërtitshi platforma, platforma, platforma. Bërtitshe sa të mujshit raport në Kuvend, para çdo vizitë, pas çdo vizite. Sa herë ke raportu në këtë Kuvend për dialog. Na akuzojshe Amelika, Amelika, Amelika. Çka ndodhi me intervistën tuaj kur thatë se nuk e dija sa serioze ishte çështja në veri, dhe këtë ua tha ambasadori. Amerika, Amerika, tap në pozitë të kryeministrit i harron krejt”, tha Gashi.

Ai ia kujtoi Kurtit edhe premtimet se nuk do të ketë dialog pa kthimin e të pagjeturve.

“Këto metaforat e panevojshme që mund të duken interesante në opozitë, janë kot fare. Kur ka qenë në opozitë ka thënë se nuk dua dialog pa kërkim falje, kthimin e të pagjeturve. Shkoi në dialog. Qasja strategjike dhe partnerëve ka qenë që të ndërtohet hap pas hapi një klimë deri në marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme të ratifikuar nga dy Kuvendet. Çka ndodhi, erdhi qeveria Kurti dhe tha se do t’i rishikojë të gjitha marrëveshjet. 100% e kanë lënë atë që ka qenë më herët, për dokumente atë që ka qenë më herët, për targa pikë për presje atë që ka qenë më herët. Sot nuk e kemi qëndrimin ndërkombëtar për marrëveshje finale ligjërisht të obligueshme, por kemi pajtimin e të dyja palëve për marrëveshje të qëndrueshme”, theksoi Arben Gashi./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img