-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Sulmi i 11 shtatorit në New York po shkakton shumë viktima edhe pas 15 viteve (Video)

Edhe pse kanë kaluar 15 vjet nga ngjarja tragjike e sulmit terrorist të 11 shtatorit në New York, pasojat vazhdojnë të jenë ende prezente.

Më shumë se 124 zjarrfikës kanë vdekur si pasojë e sëmundjeve kancerogjene në rrugët e frymëmarrjes.

Puna që këta zjarrëfikës kanë bërë disa vite pas ngjarjes për largimin e rrënojave dhe mbetjeve ju ka kushtuar jetën.

Brian J Masterson, 61 vjeç, është një nga zjarrfikësit që ka humbur jetën vetëm një javë më parë për shkak të helmeve toksike që ka marrë në gërmadhat e “World Trade Centre”.

Fatkeqësisht sulmi i 11 shtatorit vazhdon ende të shkaktojë viktima edhe pse në sytë e gjithë botës duket se kjo ngjarje i përket një të kaluare të dhimbshme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img