Këngëtari nga Shqipëria, Elgit Doda, në Ditën e Flamurit ka sjell një version të ri të këngës “Mora Fjalë”.
Projekti, i cili i përket artistes Shkurte Fejza, është përpunuar në mënyrë të veçantë nga 33-vjeçari.
Teksti dhe muzika është punuar nga Naim Gjoshi dhe u publikua nga Fole Publishing.
Kënga tashmë ndodhet në YouTube, e që njëherësh erdhi si dhuratë për 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Elgiti këtë verë ka qenë një nga emrat më të kërkuar në treg në mbrëmje e koncerte.
Ai ka qenë i pranishëm në evente të ndryshme brenda dhe jashtë trojeve shqiptare me vëllezërit Veshaj, Donaldin dhe Romeon.
Besohet që edhe ky projekt në një formë tjetër do të pëlqehet nga publiku.