4.8 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Frangesh: Duhet të merret një vendim politik para fundit të këtij viti për liberalizim të vizave për kosovarët

“Sa më shpejt duhet të merret një vendim për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, kështu është shprehur i dërguari i Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzhej Frangesh.

Ai ka theksuar se shteti slloven ofron përkrahje pa asnjë kush për procesin e liberalizimit të vizave.

“Ne besojmë se ekziston një mundësi reale që njerëzit nga Kosova së shpejti të mund ta gëzojnë një regjim pa viza me BE-në. Sllovenia e mbështet këtë proces pa kushte, sepse e dimë se Kosova do të bëjë gjithçka që është e mundur për të adresuar shqetësimet e shteteve anëtare kur të zbatohet regjimi i ri”, ka pohuar Frangesh.

“Qytetarët e Kosovës duhet të kenë mundësi të udhëtojnë lirshëm. Një vendim politik duhet të merret para fundit të këtij viti dhe të zbatohet sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka thënë Frangesh për Klankosova.tv.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img