Është arrestuar një person në Vushtrri pasi i njëjti ka kanosur një shtetase të huaj me të cilën ishte në lidhje dashurie.
Kështu njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
“Vushtrri 28.11.2022-13:34. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur viktimën femër shtetase e huaj me të cilën ishte në lidhje dashurie. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari ështe dërguar në mbajtje”./Prishtinapress/