Brazili dhe Zvicra do të përballen sot në një ndeshje tejet interesante të grupit G në “Stadium 974” nga ora 17:00.
Të dyja kombëtaret e nisën me fitore këtë kampanjë, ku Brazili mundi 2:0 Serbinë, derisa Zvicra fitoi 1:0 ndaj Kamerunit.
Brazili, një kombëtare përplot me yje dhe një prej favoritëve kryesor për t’u shpallur kampion botëror sivjet, e synon me ngulm fitoren e radhës sot.
Nga ana tjetër, Zvicra që drejtohet nga Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Ardon Jashari, nuk e ka ndërmend të dorëzohet dhe kërkon vetëm rezultat pozitiv sot.
Trajnerët e të dyja kombëtareve tashmë i kanë publikuar formacionet zyrtare.
Brazil: Alisson; Militao, Marquinhos, Silva, Sandro; Casemiro, Fred, Paqueta; Raphinha, Vinicius, Richarlison
Zvicër: Sommer; Widmer, Akanji, Elvedi, Rodriguez; Freuler, Xhaka; Vargas, Sow, Rieder; Embolo./Prishtinapress/