Për nder të shënimit të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë kanë parakaluar në sheshin “Zahir Pajaziti”, Togu Ceremonial i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Edhe pse moti ishte ftohët kjo nuk i ndaloj shumë qytetarë që ta ndjekin këtë performacë, ku gjatë gjithë kohës duke duartrokitur e brohoritur.
Në fund të performacës iu mundësua qytetarëve që të bënin foto me pjesëtarët e FSK-së.
Për shënimin e 110-të vjetorit të festës më të madhe të shqiptarëve në Kosovë gjatë ditës janë organizuar një numër i madh aktivitetesh./Prishtinapress/