21.7 C
Pristina
Sunday, September 22, 2024

Buy now

spot_img

Seanca e përbashkët mes dy Kuvendeve/ Spiropali: Regjimi i vizave për Kosovën është absurd

Në fjalën e saj në seancën e përbashkët të dy Kuvendeve Shqipëri-Kosovë ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali tha se vendi ynë do të vazhdonte të kërkonte liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ajo tha se ishte absurde që të rinjtë e Kosovës sot janë të izoluar krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre. Ndërsa shtoi se së shpejti në të dy anët e Drinit, do të valëvitej edhe flamuri i Bashkimit Evropian.

“Shqipëria ka qenë dhe do të jetë një nga avokatet më të zëshme të Kosovës për liberalizimin e vizave. Ne e gjykojmë absurde sesi ekziston regjimi i vizave. Sesi ata që sot në Kosovë kanë moshë gjyshërish lëviznin lirisht në kohën e ish Jugosllavisë ndërsa nipërit e tyre sot janë të izoluar. Rajoni duket se i ka mbyllur hesapet me luftën por paqja nuk është kurrë një ekuilibër. Dua të përmend një fakt, memorandumet mes Shqipërisë dhe Kosovës po i afrohen numrit, 200. Duhet të dëshmojnë qartë, shpejt në të dy brigjet e Drinit do valëvitet edhe flamuri i Evropës. Për ne kjo është e vetmja zgjidhje”- u shpreh Spiropali./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img