3.3 C
Pristina
Monday, November 11, 2024

Buy now

spot_img

Me intonimin e himneve, nis mbledhja e dy kuvendeve Shqipëri-Kosovë

Në ndërtesën e Kuvendit të Shqipërisë, ka filluar mbledhja e dy kuvendeve atij të Shqipërisë dhe Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga kryeministri Edi Rama.

Po ashtu, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është pritur nga homologia e tij, Lindita Nikolla. Ata së bashku kanë shikuar edhe mini-ekspozitën që është shfaqur në oborrin e Kuvendit të Shqipërisë, ku prezantohet historiku i shtet ndërtimit të Shqipërisë dhe Kosovës si dhe aspiratat e të dyja vendeve në rrugën euroatlantike.

Mbledhja do të vijojë me fjalimin e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama dhe fjalimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Nga një fjalë përshëndetëse do të mbajnë edhe kryetarët e grupeve parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img