Dy persona janë arrestuar, pasi dyshohen për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Ata dyshohet se kanë vjedhur veshmbathje në tregun e qytetit, bateri nga dy kamionë dhe një radio nga një veturë.
Raporti i plotë:
Rr. Zahir Pajaziti 26.11.2022 – 15:00. Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovarë të cilët dyshon për disa raste te vjedhjeve të rënda. Dyshohet se kanë vjedhur veshmbathje në tregun e qytetit, bateri nga dy kamionë si dhe një radio nga një veturë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë./Prishtinapress/