11.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: I kam dhënë këshilla Kurtit për ta menaxhuar procesin e dialogut

Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët e Lipjanit të premten, ka thënë se kryeministrit Albin Kurti ia ka dhënë disa këshilla për ta menaxhuar procesin e dialogut me Serbinë.

Gjatë këtij takimi, Haradinaj po ashtu ka bërë të ditur se ka sqaruar edhe pjesët kryesore të marrëveshjes së propozuar Kosovë-Serbi.

“Për nevojën e kujdesit të vazhdueshëm dhe përfshirjes sa më afër të institucioneve të vendit, fola sot para qytetarëve të Lipjanit”, ka shkruar ai në Facebook.

“Gjatë bashkëbisedimit kam sqaruar dhe pjesët kryesore të marrëveshjes së propozuar Kosovë – Serbi dhe për këshillat që i kam dhënë kryeministrit të vendit për menaxhimin sa më të mirë të këtij procesi të rëndësishëm për ne dhe brezat që vijnë”.

I pari i AAK-së tutje është shprehur se arritja e marrëveshjes për njohje reciproke me fqinjin verior, ka marrë dinamikë të re pas angazhimit të shtuar ndërkombëtar.

“Ne nuk do të qëndrojmë vëzhgues ndaj procesit të dialogut, por as përballë krizës së rëndë ekonomike e energjetike dhe paaftësisë së qeverisë për të marrë masat dhe veprimet e duhura, por do të kryejmë me dinjitet rolin tonë opozitar”, ka shkruar tutje Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img